ITALI – Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira 13-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën tragjikisht në gjumë.
“Varrimi i Jonson Sulika, 13 vjeçarit me origjinë shqiptare, i cili vdiq në gjumë natën mes të hënës 12 dhe të martës 13 shkurt do të bëhet në orën 15:00 të ditës së mërkurë 21 shkurt”, njoftojnë mediet italiane.
Lexo edhe :
Related Posts
Të shtunën, më 17 shkurt, djemtë e Ekipit Traversetolo kujtuan shokun e tyre Jonson duke shkruar emrin e tij në bluza.
Tragjedia goditi familjen me origjinë shqiptare, e cila jetonte prej vitesh në Traversetolo dhe ishte e njohur në qytet.
Jonson ishte në vitin e fundit në shkollën e mesme Manzoni. Kur lajmi filloi të qarkullonte në qytet, shumë fëmijë nuk mund ta besonin. Ata hynë në shkollë me trishtim në sy, disa prej tyre e dinin që Jonson nuk ishte më aty, të tjerët u informuan nga mësuesit. Miku i tyre, shoku i tyre kishte ikur.
Rindërtimi i atyre momenteve është dramatik, ishte motra 17-vjeçare që e kuptoi se diçka nuk shkonte. Ajo shkoi në dhomë për ta zgjuar, por vëllai i saj kishte ndërruar jetë në gjumë. Menjëherë mbërriti ambulanca, por tentativat për ta ringjallur dështuan. Autopsia do të përcaktojë përfundimisht shkaqet e vdekjes./vizionplus.tv