Humbin jetën 14 persona në pelegrinazhin e Haxhit për shkak të temperaturave të larta

5 months ago 15

14 persona kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të nxehtësisë së madhe. Ministria e Jashtme e Jordanisë bëri të ditur se 14 shtetas të saj humbën jetën për shkak të valës së të nxehtit e cila ka shkuar deri në 47 gradë celcius në Mekë, dhe 17 të tjerë rezultojnë të zhukur.

Kryqi i Kuq iranian konfirmoi, gjithashtu që pesë pelegrinë iranianë ndërruan jetë, por pa përmendur arsyet.

Autoritetet saudite kanë deklaruar se janë mijëra pelegrinë që janë goditur nga vala e të nxehtit në malin Arafat por nuk kanë dhënë detaje për numrin e viktimave.

Haxhi është një nga pelegrinazhet më të mëdha në botë.

Temperaturat ekstreme të këtij viti kanë bërë që ritualet që duhet të kryhen në këmbë në ambiente të jashtme, të jenë tepër sfiduese, sidomos për të moshuarit.

Autoritetet saudite kanë thënë se kanë marrë masa për të lehtësuar të nxehtin, përfshirë shpërndarjen e ujit dhe këshillimin e pelegrinëve.

Vitin e kaluar u raportua për 240 persona të vdekur ndërsa katastrofa më e madhe përgjatë Haxhit është raportuar në 2015, kur ndërruan jetë më shumë se 2.000 persona./vizionplus.tv

Read Entire Article