Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e 17-vjeçarit italian, i cili pak ditë më parë vrau me thikën e kuzhinës prindërit e tij dhe vëllain e vogël 12-vjeç.
Adoleshenti teksa rrëfeu para autoriteteve arsyen që e shtyu drejt këtij krimi, deklaroi se ndihej si i huaj në familje, dhe vrasja e prindërve dhe vëllait do e bënte që të ndihej më i qetë.
Lexo edhe :
Related Posts
Por para prokurorit, ai ka dhënë edhe një detaj të ri.
17-vjeçari ka dëshmuar se ai ka pasur edhe si synim që të shkonte në Ukrainë dhe të jepte kontributin e tij në luftë kundër agresionit rus.
“Doja të shkoja të luftoja në Ukrainë një ditë. Por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kam bërë”, shkruan “La Repubblica” detaje nga hetimet.
Por përveç kësaj, adoleshenti në dëshminë e tij thotë se pas ngjarjes së rëndë ka menduar që të mbulojë situatën dhe të fajësonte nënën si autore të vrasjes së babait dhe vëllait, por më pas shton se ndëryshoi mendim dhe ka telefonuar policinë, duke i treguar versionin e vërtetë të ngjarjes.
“Para se të telefonoja 112, mendova t’u thosha se ishte nëna ime ajo që goditi me thikë vëllanë dhe babanë tim. Pastaj ndryshova mendje”, tha ai.
17-vjeç nga banorët e zonës njihej si njeri i qetë dhe i mbarë. Madje ai identifikohej edhe si “Anjshtajni i ri”, për shkak të aftësive ekselente që kishte në matematikë. Tashmë, gjendja e tij psikologjike është tejet e rënduar dhe një sfidë më vete ngelet puna e psikologëve, për të zbardhur të vërtetën e krimit të rëndë./vizionplus.tv