Deputeti demokrat Ervin Salianji është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ai u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babalja” dhe pritet ta vuajë dënimin në burgun e Fierit.
Lexo edhe :
Related Posts
Kujtojmë që më herët, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se ishte marrë vendim unanim që most ë lejohej arrestimi I Salianjit dhe demokratët të ngujoheshin në seli.
Megjithatë, vetë Salianji vendosi të mos e zbatojë vendimin e grupit dhe të dorëzohet në polici.
Opozita ka deklaruar vazhdimisht se vendimi për dënimin e Salianjit është politik dhe me këtë hap Edi Rama i ka hapur luftë opozitës.
PD ka paralajmëruar protesta që do të nisin nga 6 tetori dhe gjithashtu bllokim të jetës parlamentare. /vizionplus.tv