Një 48-vjeçar është arrestuar në aeroportin e Brukselit, pasi ka tentuar që të nxjerrë me një valixhe 20 kg drogë përmes aeroportit.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është dënuar me 36 muaj burg.
Nga gjykimi i çështjes, mësohet se shqiptari kishte dy vjet që ishte i papunë dhe kishte më shumë se 40 mijë euro borxhe. Ai shpresonte të shlyente një pjesë të saj me paratë që do të merrte për transportin.
Shqiptari u arrestua në aeroportin e Brukselit më 15 qershor. Kur donte të dilte nga salla e bagazheve, dogana e ndaloi sepse kishte zbritur në aeroport me një fluturim nga Frankfurti, por kishte me vete një valixhe që vinte nga Cancun e Meksikës.
Shqiptari pranoi menjëherë se i ishte kërkuar të merrte valixhen me vete nga aeroporti, por valixhja rezultoi se nuk kishte asgjë të dyshimtë.
Më pas, doganierët kontrolluan karuselin e bagazheve për fluturimin nga Cancun dhe gjetën një valixhe tjetër që dukej tamam si e para. Në të rezultoi se fshiheshin 20 kilogramë kokainë.
Prokuroria kërkoi dënimin e shqiptarit me 36 muaj burg, kërkesë që u miratua nga Gjykata.
Sipas avokatit të shqiptarit, droga ka hyrë në vend pa ndihmën e tij, ka tentuar vetëm ta nxjerrë nga aeroporti, në çdo rast nuk mund të ndiqet penalisht si anëtar i shoqatës apo organizatës kriminale, ka pasur vetëm kontakt me të si një lloj porosie.
Një person tjetër i kishte premtuar 8000 euro dhe klienti im shpresonte t’i shlyente një pjesë të borxheve të tij pas dy vjetësh papunësie./vizionplus.tv