Importi “mbyt” tregjet e Lushnjës! Tregtarët ankohen se malli vendas po mbetet pa shitur

10 months ago 47

Në Lushnjë, qytet që shtrihet në ultësirën perëndimore pranë fushës së Myzeqesë, që dikur konsiderohej hambari i Shqipërisë, këtë fundviti gjen në tregje fruta-perime importi.

Nga jashtë vijnë jo vetëm për produktet jo stinore por dhe për prodhime që kultivohen me shumicë në vendin tonë. Shumë tregtarë ankohen së prodhimi u ka mbetur pa shitur sidomos agrumet.

“Produkti jonë, domatja këtu është 70-80 lekë, nëse jashtë vjen e turkut, grekut me 200 lekë dhe e marrin. Preshi, madarinat janë 30-40 lekë. Vjen nga Saranda portokalli i grekut 60 lekë, e jona 40 lekë. Komplet makina pa shitur”, thotë tregtari.

“Sot skam shitur asnjë arkë. Ju pëlqen më shumë malli i importit”, thotë një tjetër fermer.

“Nuk shihet malli vendas, me sa të dojë ai nuk shitet”, shprehet një tjetër.

“Prodhoj limonë, as me 20 lekë nuk po e shesim dot. Magazinat janë gjithë me import. Malli jonë ja… ky është bio dhe nuk ecën”, tha një tregtare.

Ndërsa fermerët shprehen se malli ynë është cilësor, importuesit tregojnë jashtë kamerave se kërkesa për mall nga jashtë është më e lartë sipas tyre për shkak të cilësisë.

Top Channel

Read Entire Article