Interes për arsimin profesional, të rinjtë orientohen drejt tregut të punës

1 month ago 34

Të rinjtë po i drejtohen arsimit profesional, si një mundësi për punësim të shpejtë. Nansi Janaqi, nxënëse e shkollës Gjergj Canco, në profilin e multimedias, thotë se zgjodhi një degë të tillë pasi e ka të sigurt angazhimin në kompanitë private sapo të mbarojë shkollën.

 “Tregu i punës po kërkon shumë profesionistë të multimedias dhe ka shumë kërkesa dhe prandaj gjodha këtë degë. Profili që unë kam zgjedhur është shumë i hapur dhe kërkon shumë vende pune”, thotë Nansi Janaqi, nxënëse në degën e multimedias.

Nxënsit shprehen se punësimi jashtë vendit është një opsion I favorshëm, por edhe në Shqipëri mundësitë janë në rritje.

“Në këtë kohë ka përparim punësimi jashtë vendit por me sa kam vënë re unnë në këtë kohë kanë filluar të rriten shumë bizneset që janë në kriteret e programimit ose teknologjisë”, shprehet Rikejda Qordja, një tjetër nxënëse.

“Për mua si individ do të ishte më mirë jashtë. Kam zgjedhur tii bëj brenda vendit universitëtin dhe studimet e mëtejshmë, sepse edhe në Shqipëri tregu i punës është gjithmonë duke u zgjeruar dhe teknologjia po zhvillohet akoma më shumë”, thotë Ervin Baçi.

“Brenda vendit. Unë mund të punoj dhe online nga jashtë vendit, por brenda vendit e di që kam shumë mundësi kështu që përse jo brenda vendit”, shprehet Megi Sina.

 Drejtoresha e shkollës tregon se regjistrimet kanë qenë përtej kapaciteteve.

“Këtë vit shkollor kemi patur një risi pasi numri i vajzave është rritur ndjeshëm. Janë rregjitruar 30 vajza në vit të parë, që për ne është një fitore sepse duhet që sa më shumë vajza të integrohen në profesione që i kërkon tregu”, thotë Hedie Gjoni, drejtoreshë e shkollës “Gjergj Canco.

 Aktualisht në shkollën “Gjergji Canco” studiojnë 1100 nxënës dhe ky numër është dukshëm më i lartë se ai i viteve të kaluara. /vizionplus.tv

Read Entire Article