“Ish-avokat i narkotrafikantëve”, Agaçi: Do të padis median italiane

4 months ago 25
Reklamë

Sekertari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi i ka “shpallur luftë” një emisioni invistigativ të televizionit Italian Rai 3.

Bëhet fjalë për emisionin “Report”, i cili në një investigim për marrëveshjen Meloni-Rama për strehimin në Shqipëri të emigrantëve që shpëtohen në detin Mesdhe, e cilësoi Engjëll Agaçin si “avokat të narkotrafikantëve” .

Në shkrimin e RAI 3 thuhet se Engjëll Agaçi një nga komponentët kryesorë të marrveshjes, teksa e etiketon atë si ish-avokat të narkotrafikantëve të drogës.

Gjithashtu në emisioniN investigativ thuhej se Agaçi ka tentuar të korruptojë kreun e interpolit të Romës, për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

Pas këtij shkrimi Engjëll Agaçi ka reaguar për mediaN italiane “La Repubblica”. Agaçi thotë se do të padisë për shpifje emisionin e RAI 3. Ai thotë se shkirmi i medias në fjalë dëmton reputacionin e tij.

“Kam lënë detyrën ligjore 10 vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv “Report” është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italiane”, thotë Agaçi për La Republica./vizionplus.tv/

Read Entire Article