Ish-deputeti Ralf Gjoni paraqitet në SPAK

4 months ago 17
Reklamë

Ish-deputeti i LSI (aktualisht Partia e Lirisë) Ralf Gjoni është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së ish-deputetit në SPAK. Partia e Lirisë pjesë e të cilës ka qenë Ralf Gjoni disa vite më parë ndodhet në një fazë riformatimi.

Kreu i PL-së Ilir Meta ka njoftuar se më 27 prill do të mbahet Konventa e PL-së, në të cilën do të caktohet statuti i ri i Partisë.

Ndërkohë më datë 16 prill Endrit Brahimllari dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë./vizionplus.tv/

Read Entire Article