Ledina Alolli, kandidate për primaret e PD-së, në bashkinë e Korçës në vitin 2023 është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Nuk dihet arsyeja e thirrjes së Alollit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Përgjatë viteve 2009-2013 Alolli ka qënë Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë.
Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias./vizionplus.tv