Forcat izraelite goditën zonat në rripin qendror të Gazës, duke vrarë të paktën nëntë palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë, ndërsa tanket izraelite kryen një përparim të kufizuar në Rafah.
Zyrtarët thanë se në një sulm ajror të izraelit rreth mesnatës në një shtëpi në Al-Zawyda në rripin qendror të Gazës, tetë persona u vranë.
E gjatë 24 orëve të fundit, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 81 palestinezë dhe kanë plagosur 198 të tjerë, ka njoftuar ministria e shëndetësisë e Gazës. Ministria nuk bën dallim mes militantëve dhe civilëve në numrin e viktimave.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se trupat po vazhdonin aktivitetin operacional të saktë, të bazuar në inteligjencën në zonën e Rafahut. Sipas saj, forcat izraelite kanë eliminuar atë që e quajti “celulë terroriste”.