Ushtria izraelite ka nisur një operacion të gjerë ushtarak në Bregun Perëndimor.
Tanke dhe mjete të rënda u panë të zbarkonin në zonë ndërsa u njoftua se operacioni kishte për qëllim luftimin e terroristëve.
Të paktën 11 persona janë vrarë nga forcat izraelite, kanë bërë të ditur zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Pesë prej tyre u vranë në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Al Fara dhe gjashtë të tjerë në një sulm më dron dhe përleshje të armatosura në Jenin.
Grupet e armatosur aleatë të Hamasit, thanë në deklarata të veçanta se luftëtarët e tyre do të kundërpërgjigjen ndaj ushtarëve të izraelit.
Ky duket të jetë operacioni më i madh izraelit në të paktën katër qytete palestineze të shënjestruara në të njëjtën kohë, jenin, Tulkarm, Nablus dhe Tubas. Gjithashtu eshte hera e parë që nga kryengritja palestinese e viteve 2000 deri në 2005 që disa qytete palestineze janë vënë nën shënjestër në këtë mënyrë.
Mijëra palestinezë janë arrestuar dhe më shumë se 660 luftëtarë dhe civilë, janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që nga fillimi i luftës në Gaza gati 11 muaj më parë.
Bisedimet e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë, me Hamasin dhe Izraelin që fajësojnë njëri tjetrin për mungesë përparimi dhe Shtetet e Bashkuara që shprehin optimizëm se mund të arrihet një armëpushim./vizionplus.tv