Hamasi tha të hënën se udhëheqësi i saj në Liban ishte vrarë në një sulm ajror në jug të vendit, ndërsa media zyrtare raportoi një sulm në një kamp refugjatësh palestinezë.
“Fatah Sharif Abu al-Amine, lideri i Hamasit në Liban dhe anëtar i udhëheqjes së lëvizjes jashtë vendit u vra në një sulm në shtëpinë e tij në kampin Al-Bas në Libanin jugor”, thuhet në një deklaratë të Hamasit.
Lexo edhe :
Related Posts
Së bashku me komandantin, i vdiqën gruaja, djali dhe vajza, shton Reuters. Sulmi kishte për qëllim shtëpinë e tyre në kampin e refugjatëve palestinezë në qytetin Tire në Libanin jugor në orët e para të ditës së sotme, tha agjencia.
Më herët sonte, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) njoftoi në një deklaratë se tre nga liderët e saj u vranë në një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në Bejrut. /vizionplus.tv