Jasir Asani në fokusin e mediave greke para ndeshjes me Kroacinë

5 months ago 33

Pas Italisë në datën 14 qershor, kuqezinjtë do të përballen në datën 19 qershor në orën 15:00 me Kroacinë.

Edhe pse Shqipëria ndodhet në “grupin e ferrit”, goli i Nedim Bajramit në sekondën e 23-të, hyri në historinë e Europianit, si goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë.

Por përballja e ardhshme me kroatët do të përcaktojë fatin e shqiptarëve në fazën e grupeve, e cila do të varet edhe nga përballja e Italisë me Spanjën.

Por mediat greke i kanë kushtuar një artikull paraqitjes së Shqipërisë në Euro 2024, ku vëmendje të shtuar i kanë kushtuar edhe Jasir Asanit. Sipas tyre, ky i fundit ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës në stërvitjen e fundit, duke lënë në pikëpyetje nëse ai do të zbresë në fushën e blertë në përballjen me Kroacinë apo jo.

Kjo situatë sipas mediave greke, është një problem për trajnerin brazilian, të cilat e cilësojnë Asanin si një katalizator për Shqipërinë në kualifikuese, duke shënuar tre gola të mëdhenj që e çuan vendin tonë në finalen e EURO 2024, për herë të dytë në histori./vizionplus.tv

Read Entire Article