“Je grua, ruaj elegancën”, debat i ashpër mes socialistëve dhe Vokshit: Merrni ambulancë se nuk është mirë zonja

1 month ago 21

Debati mes demokratet Albana Vokshi dhe socialistëve në Komsionin e Sterilizimit ka degraduar edhe në fyerje personale.

Vokshi ka kërkuar nga Garda që të nxjerrë jashtë dëshmitarin, ndërsa ka hedhur akuza ndaj nënkryetarit, Plarent Ndrecaj se ka vijuar mbledhjen pa prezencën e saj, gjë e cila sipas demokrates është në kundërshtim me rregulloren.

Lexo edhe :

Related Posts

Vokshi hodhi mikrofonin e Ndrecajt, ndërsa socialistët kërkuan një ambulancë për të, duke thënë se nuk ndihet mirë dhe ka nevojë për kujdes.

Ndërkohë, Meta i kërkoi të sillet me elegancë, pasi është grua dhe sipas tij kjo sjellje nuk i ka hije.

Pjesë nga biseda:

Albana Vokshi: Unë i trajtoj siç thotë ligji
Ilir Meta: Ke nevojë për ndihmë mjekësore. Ka nevojë për qetësues.
Vokshi: Të dalë jashtë dëshmitari.
Plarent Ndreca: Dëshmitari s’del harroje por bëj ndonjë zgjidhje tjetër. Keni ndonjë variant B. Ke ndërmend të bësh diçka tjetër.
Vokshi: Ti ki kujdes të mos ndjekësh urdhrin e kryetarit të komisionit dhe të Plarent Ndrecës, nesër do pendohesh. Ai do përballet me ligjin sepse po shkel urdhrin e kryetarit.
Ndreca: Kryetari që uzurpon punën, nuk është askush. Nuk është komision i opozitës, është komision i Kuvendit. Ti do ta kthesh personale.
Vokshi: Aman Petro (Koccit), një pallat një votë Petro.
Ndreca: Ke ndërmend të vazhdosh.
Vokshi: Do hapet mbledhja njëherë.
Ndreca: Ju njihni vetëm molotovë.
Ligji thotë që kur mungon kryetarja…
Vokshi: Nuk mungon kryetarja, isha në orar. Ju s’më latë të hyja.
Ilir Metaj: O sekretarja njoftoni ndihmën mjekësore, kryetarja ka nevojë për trajtim shëndetësor. Je deformuar frikshëm për të qenë grua. Qetësohu, mbushu me frymë!
Vokshi: Qetësohu, mos bëj zhurmuesin.
Nxirr dëshmitarin, të vazhdojmë mbledhjen.
Ilir Metaj: Dështimi i protestës ju paska bërë dëm.
Vokshi: Prandaj po bëni kështu. Nuk heqim dorë, përballë do na keni, pavarësisht se po bëni zhurumuesin.
Ilir Metaj: Pusho se je grua, ruaj elegancën dhe etikën.
Vokshi: Mbylle gojën, mos më trego mua.

Read Entire Article