Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant ka deklaruar se forcat izraelite arritën të përgjigjen në gjashtë fronte, por lufta në Gaza do të jetë “e gjatë dhe e vështirë”.
“Ne jemi në luftë në disa fronte. Ata po na sulmojnë nga shtatë zona të ndryshme – Gaza, Libani, Siria, Bregu Perëndimor, Iraku, Jemeni dhe Irani”- tha Galant në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Knesset, raporton The Times of Israel.
Galant deklaron se “askush nuk është imun” nga përgjigja e ushtrisë izraelite.