Komandanti i Forcave Tokësore të ushtrisë izraelite, gjeneralmajori Tamir Yadai ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta“The Times of Israel”, ku raportoi se gjeneralmajori Tamir Yadai, komandanti i Forcave Tokësore me detyrë në ushtrinë izraelite prej 3 vitesh ka dhënë dorëheqje për arsye personale.
Sipas gazetës në fjalë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant kanë miratuar kërkesën për dorëheqje.
Gjeneralmajori Yadai pas miratimit të kërkesës për dorëheqje do të qëndrojë si komandant i Forcave Tokësore deri në zëvendësimin e tij, por do të jetë me leje.