Skuadrat italiane janë të dashurua pas futbollistëve shqiptarë, ku janë të shumta ekipet që kanë hedhur sytë drejt yjeve kuqezi.
Por lojtari më i kërkuar i momentit nga ekipet italiane është Armando broja. Pas Milanit edhe Juventusi ka shprhur dëshirën për të patur në skaudrë Armando brojën, i cili bëri dy ndeshje fantastike në Europian, si ndaj Italisë ashtu edhe ndaj Spanjës.
Ka qenë trajneri i sapoermëruar i bardhezinjëve Tiago Mota, i cili i ka kërkuar drejtuesve të marrin Brojën, pasi e sheh 22-vjeçarin shqiptar si sulmuesin ideal për të zëvendësuar serbin Vlahoviç.
Në planet e Juventusit ka qenë edhe Retegui, por Sampdoria kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Broja ka një vlerë që kap shifrën e 22 milionë eurove, një alternativë më e lirë për ta.