Kandidati për Ambasador në Maqedoninë e Veriut, Meidani: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull në rajon, po ndërmerren reforma serioze

8 months ago 15

Komisioni për Politikën e Jashtme ka zhvilluar një seancë “Zoom” me Denion Meidani, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të komisionit, Meidani u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijojnë të ndikojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e jetesës. Meidani theksoi se po ndërmerren reforma, ndërsa e konsideroi bashkëpunimin mes dy vendeve si shembull në rajon.

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së shtetasve tanë. Duhet të konsiderojmë bashkëveprimin si një histori suksesi. Me vizion e guxim po ndërmerren së bashku reforma serioze. Bashkëpunimin rajonal do ta kem prioritet. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona përbëjnë shembull të bashkëpunimit në rajon dhe zotohem se do jem i përkushtuar që këto marrëdhënie t’i avancojmë më tej”, u shpreh Meidani.

Top Channel

Read Entire Article