“Karma is a b*tch”, Kryemadhi reagon për Xhaçkën: Ç’të mbjellim do të korrim

6 months ago 23

Diskutimi i mandatit të deputetes Olta Xhaçka është shoqëruar me debate në Kuvend.

Xhaçka akuzohet se ka abuzuar me postin e saj si deputete dhe ministre.

Në fjalën e saj lidhur me këtë çështje deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi foli kundër Xhaçkës. Ajo i tha “çdo të mjellesh do të korrësh”.

Monika Kryemadhi: Ne gratë bëhemi si mish për top për burrat ndonjëherë, por karma is a bitch. Sot jemi një vend që po shkojmë drejt autokracisë. Ky është një sistem qeverisës, ku pushtetet funksionojnë me regji. Edhe kolegia jonë Olta Xhaçkës është pjesë e regjisë. Kjo sepse duhen t’ia heqin vëmendjen qytetarëve vjedhjet, nga pastrimi i parave etj. Sot sistemi arsimor është në gjendje të rëndë. Ne po jetojmë në një shoqëri të mbytur nga korrupsioni. Në Tiranë dhe në Shqipëri pastrohen paratë. Edhe për turizmin thonë ka arritur kulmin, por se nuk ka rini që të punojë. Ndërtojnë gradaçela me 60 kate, që do ngelen bosh se nuk ka bir nëne që t’i blejë se të gjithë duan të ikin e nuk duan të kthehen më.

/vizionplus.tv/

Read Entire Article