Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së hënës në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj.
Në një lidhje me “SKYPE” nga SHBA, Këlliçi deklaroi se pas inceneratorit të Tiranës qendron një kompani e lidhur drejtpërdrejtë me Presidentin rus Vladimir Putin.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Je për vizitë pune apo për arsye personale në SHBA?
Këlliçi: Vizitë pune, kam qenë i ftuar në Mëngjesin e Lutjeve dhe kam pasur disa takime me faktorë politikë në Kongres. Kam dy ditë takime dhe do kthehem në Tiranë. Ka goxha zhvillime sidomos me deklaratat e “pentitos” se fundit, Arben Ahmetaj.
Pranvera Borakaj: Si është pritur kjo në SHBA?
Belind Këlliçi: Është interesante se është faktuar çdo gjë që kemi thënë. Ka dalë një detaj i ri për aferën e incineratiorin e Triranës. Ka dalë një detaj për kompaninë në pronësi të drejtëpërdrejtë të Vladimir Putinit dhe kjo është bërë publike dhe më parë dhe nga Arben Ahmetaj ditën e enjte të javës së kaluar.
/Vizionplus.tv/