Këlliçi: Veliaj shkarkon drejtorët! Blushi: Po provokojnë Ilir Metën në burg

3 hours ago 15

Opozita zhvilloi protestën e 30-të para bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e Erion Veliajt. Për të gjithë skeptikët që e kanë akuzuar Partinë Demokratike se dështoi me tubimet kundër Veliajt, Belind Këlliçi deklaroi se shkarkimet e drejtorëve kryesorë të bashkisë së Tiranës  erdhën si pasojë e këtyre protestave dhe denoncimeve të PD për inceneratorët dhe dosjen e njohur me emrin “5D.”

“Janë shkarkuar një dyzinë hajdutësh për vjedhje. Një dyzinë hajdutësh me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake dhe Elton Kacidhen e UKT. Ka hequr një hajdut si Ermal Kapllanin për të vënë në krye hajdut si Toni Beni. Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara i bëjmë me dije se janë të kota. Ne nuk lëvizim nga këto pa shkuar Erion Veliaj para drejtësisë”, tha Këlliçi.

Ndërkohë që Tedi Blushi shfrytëzoi këtë protestë për të akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës per arrestimin e ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.

“Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni t’ju japim një përgjigje si shqiptar”, tha Blushi.

Të gjithë figurat kryesore të opozites akuzuan SPAK-un se ka izoluar kryetarin e PD Sali Berisha dhe ka arrestuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir MEta për t’i shërbyer interesave elektorale të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste./vizionplus.tv

Read Entire Article