Zëvendësohen disa drejtorë në Bashkinë e Tiranës, kush janë emrat e rinj që marrin detyrën

2 hours ago 26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zëvendësoi sot drejtorët e disa prej institucioneve më të rëndësishme të bashkisë. Por, kush janë emrat e rinj që janë emëruar në detyrë?

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni.

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.

UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku

Read Entire Article