Ngjarja që tronditi Amerikën, prokurori i lartë i LA mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Menendez

2 hours ago 21

Dy vëllezërit Menendez, Erik dhe Lyla që u dënuan për vrasjen e prindërve të tyre në një rast që tronditi Amerikën më shumë se tre dekada më parë, janë një hap më pranë lirimit me kusht. Ata kanë marrë dënim me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së prindërve të tyre duke i qëlluar 13 herë teksa ishin duke parë TV.

Por, prokurori i rrethit të LA George Gascon njoftoi se do të rekomandojë që Erik dhe Lyle Menendez të dënohen për vrasjet e prindërve të tyre në vitin 1989, Kitty dhe Jose Menendez. Vendimi përfundimtar do t’i lihet gjyqtarit nëse do t’i dënojë vëllezërit përjetësisht me mundësinë e lirimit me kusht, nga një dënim i përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Lexo edhe :

Related Posts

Gascon tha se vendimi i tij bazohej në besimin se që të dy ishin përballur me një jetë aspak të lumtur, ku marrëdhënia prind- fëmijë nuk ekzistonte si dhe me ishin përballur me ngacmime të shumta”. Nëse gjykatat bien dakord për ridënimin, Erik dhe Lyle Menendez mund të kualifikohen menjëherë për një seancë dëgjimore përpara një bordi të lirimit me kusht dhe më pas të lirohen përfundimisht nga burgu

Anëtarët e familjes së Menendez kanë argumentuar për lirimin e vëllezërve, edhe pse ende ka shumë të tjerë që e kundërshtojnë.

Erik Menendez, 53 vjeç dhe Lyle Menendez, 56 vjeç, aktualisht po vuajnë burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht në Kaliforni.

/vizionplus.tv

Read Entire Article