Për herë të parë ministria e Shëndetësisë ka hapur programet e specializimit për “mjek urgjence” dhe “mjek familje” pa konkurrim.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Afati i aplikimit është nga data 18 deri në 24 qershor.
“Nëse keni mbaruar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe jeni në kërkim të një specializimi, ju ftojmë të bëheni pjesë e skuadrës sonë të shëndetësisë në fazën e dytë të aplikimit në dy degë prioritare. Këtë vit, studentët që do të shpallen fitues, do të paguhen me 100% të pagës së mjekut specialist gjatë gjithë kohës së studimit”, thuhet ne postimin e kociut.
Këto programe specializimi ofrojnë mundësi për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor./vizionplus.tv