Shumica e njerëzve kanë mësuar të lajnë gjithçka që do të hanë. Megjithatë, ky zakon në disa raste jo vetëm që nuk rezulton i dobishëm, por mund të bëhet edhe i dëmshëm për shëndetin tuaj.
Pulë
Bakteret, të njohura më mirë si salmonela, në mishin e pulës së freskët janë të rrezikshme për shëndetin tonë. Shumë besojnë se larja e pulës para gatimit ndihmon në largimin e baktereve. Megjithatë, siç doli, në fakt nuk është kështu. Do të thonim të kundërtën, pasi uji i ndihmon përhapjen e tyre, si në pjesët e tjera të pulës, ashtu edhe në duart tuaja apo në lavaman. Ekspertët shpjegojnë se nëse pula ka baktere, ajo do të vritet gjatë gatimit. Pra, nëse jeni duke e larë, ndalojeni. Gjëja më e mirë për të bërë është ta fshini me një peshqir letre dhe ta zieni dy herë. Pas zierjes së parë ndërroni ujin dhe më pas vazhdoni zierjen. Gjithashtu, nëse përdorni të njëjtën tenxhere, lajeni pas zierjes së parë.
Mishi i kuq
E njëjta gjë vlen edhe për pulën. Përveç kësaj, kur lani mishin shtoni më shumë lagështi dhe si rezultat, gjatë gatimit, shija e tij ndryshon. Gjëja më e mirë që duhet të bëni është ta fshini me letër kuzhine përpara se ta gatuani.
Kërpudha
Nuk kanë nevojë për njomje, as larje me ujë të bollshëm. Sipas shefave të lartë, për shkak se kërpudhat thithin shumë ujë, ato humbasin shijen e tyre kur gatuhen. Ajo që mund të bëni është t’i shpëlani shpejt dhe më pas t’i fshini mirë me një peshqir letre. Ose mos i lani fare dhe thjesht fshijini me një peshqir të freskët.
Makarona
Makaronat nuk duhen larë para gatimit, sepse kështu humbet niseshteja që përmbajnë. E njëjta gjë vlen edhe pas gatimit ku nuk duhet t’i shpëlani gjatë kullimit, sepse niseshteja largohet dhe salca nuk “ngjitet”. Përveç nëse janë të destinuara për sallatë. Megjithatë, këtu nuk përfshihen drithërat si orizi, të cilët duhet të lahen gjithmonë para gatimit.
Vezët
Shumë njerëz lajnë vezët që blejnë përpara se t’i vendosin në frigorifer. Por kjo është e gabuar. Gjëja më e mirë për të bërë, nëse kanë nevojë për pastrim, është të fërkoni zonat që nuk janë të pastra me një leckë të butë të lagur. Nëse janë shumë të ndotura, atëherë shpëlajini me ujë të ngrohtë dhe përdorni menjëherë.