Raportimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose në Komsionin e Sigurisë Kombëtare është kthyer në temë debati mes përfaqësuesve të opozitës dhe kryetarit të këtij komisioni, Nasip Naço.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji kërkoi pjesëmarrjen e ministrit të Brendshëm në këtë sesion, duke theksuar se kjo është një kërkesë e përsëritur e opozitës, për të cilën kanë firmosur disa deputetë.
Lexo edhe :
Related Posts
Kërkesa e Salianjit është pritur me “thumbime” nga Naço, i cili tha se lajmi i mirë konsiston në unfikimin e opozitës për të mbledhur këto firma.
Ndërkohë, Salianji këmbënguli në kërkesën e tij, duke theksuar se gjendja e krimit në vend është diçka për të cilën ministri duhet të japë llogari.
“Nuk e ktheni dot Kuvendin në personal siç bëni me vendimet e GJK që i hidhnin në koha. Ke që në 11 shtator që 8 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesë për ngjarjet e rënda kriminale për të thirrur në seancë ministrinë Brendshëm. Është kërkuar brenda datës 15, për të ardhur e dhënë informacione për ngjarjen e kriminalitetit në vend dhe numrin ne ulët të arrestimeve”, tha ai.
Ndërkohë, gjatë këtij sesioni raportoi drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili vuri theksin tek dronët e kapur mbi disa burgje në vend, duke nënvizuar se duhet një sistem monitorues, pasi mund të përdoren për atentate ndaj të burgosurve./vizionplus.tv