Partia Demokratike kthehet me të drejta të plota në Partinë Popullore Europiane. Pas dy vitesh pezullimi Partia Popullore Europiane ka vendosur ti kthejë PD të drejtën e votës dhe përfaqësuesit e PD atje do të jenë nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi.
Sot për herë të në Asamblenë Politike të PPE në Bruksel do të marrin pjesë Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi.
Në vitin 2022 për shkak të përplasjes mës Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Partia Popullore Europiane vendosi të qëndrojë larg këtij debati dhe t’i heqë të drejtën e votës PD, derisa konflikti të zgjidhej ligjërisht./vizionplus.tv