Kryeministri Edi Rama është ndalur te konflikti mes Izraelit dhe Palestinës në fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se Shqipëria I qëndron e palëkundur qëndrimit se në botën ku duam të jetojmë nuk ka vend për Hamasin, megjithatë populli palestinez ka të drejtë të ketë vendin e tij të sigurt.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai tha se Shqipëria përkrah zgjedhjen me dy shtete dhe theksoi se Izraeli duhet të mbështetet në luftën kundër terrorizmit.
“Një tjetër luftë po vlon në juglindje të Europës. Shqipëria i qëndron e palëkundur qëndrimit të saj se nuk ka vend për Hamasin e të ngjashmit e tij në botën ku duam të jetojmë. Të drejtën plotësisht të njohur që populli palestinez të ketë vendin e tyre të sigurt në këtë botë. Kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Duhet te rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka asnjë busullë morale që mund të largojë apo normalizojë terrorin e Hamasit. Kaq shumë dhunë e shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin dhe për Palestinën, duhet të ndalet. Konfirmojmë mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete. Një shtet funksional i Palestinës dhe një shtet i sigurt i Izraelit që në vend t’i bëhen leksione nga lart, duhet të mëbshtetet në luftën kundër terrorizmit, ndërkohë që ka njerëz që mbahen në vende ferri që mbahen nga kasapët e 7 tetorit të kaluar”, tha Rama. /vizionplus.tv