Një 62-vjeçare ka konsumuar fostoksinë, duke tentuar t’i japë fund jetës. Pas konsumimit të fotoksinës, ajo është dërguar në spitalin e Vlorës.
Fatmirësisht, 62-vjeçarja nuk ka humbur jetën dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha edhe pse gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.
Policia po heton shkaqet që mund të kenë çuar 62-vjeçaren drejt aktit ekstrem.
“Informacion paraprak/Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit”, njofton policia./vizionplus.tv/