KQZ alarm për votën e Diasporës, Celibashi: Afati për shërbimin postar është i pamjaftueshëm

4 days ago 20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur shqetësimin se koha e përcaktuar për të mundësuar votën e emigrantëve shqiptarë në diasporë nëpërmjet postës është e pamjaftueshme.

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi sqaron se të gjithë operatorëve të shërbimit postar ndërkufitar u nivojitet një afat kohor prej 54 ditësh

“Sikurse ju e dini, afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, së bashku me kohën për prodhimin e fletëve të votimit, daton rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Në çdo rast jo më parë se 30 ditë përpara. Të gjithë operatorët, përfshi edhe atë publik, vlerësojnë se është e pamundur dërgimi i fletëve të votimit jashtë dhe kthimi i tyre në Shqipëri në një kohë më të shkurtër se 30-54 ditë”, ka thënë Celibashi.

KQZ shikon si zgjedhje të mundshme ndryshimin e Kodit Zgjedhor që emigrantët të lejohet të votojnë më herët. Ose që votat e tyre të priten disa ditë pas zgjedhjeve mirëpo kodi përcakton që zarfi që përmban votë e që vjen në Shqipëri pas orës 19:00 ditën e zgjedhjeve, nuk do të numërohet.

Më herët gjatë ditës Komisioni Rregullator i KQZ shtyu seancën për rregullat se si do votojnë emigrantët pasi palët kërkojnë të regjistrohen edhe ata që kanë karta e pasaporta të skaduara në muajt janar-mars. /vizionplus.tv

Read Entire Article