Zgjedhja e presidentit Emmanuel Macron për të caktuar Gabriel Attal si kryeministrin e ri të Francës, befasoi jo pak vendin.
Attal, i cili që në moshën 23-vjeçare mori një post si punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë dhe sapo ishte emëruar ministër Arsimi, bëhet kryeministri më i ri në historinë moderne të Francës.
Por, kur është Gabriel Attal? Ai u largua nga Partia Socialiste në vitin 2016 për të mbështetur Emmanuel Macron. Por, ndonëse është mbështetës i hershëm dhe i qëndrueshëm i presidentit francez, Attal nuk është renditur kurrë mes aleatëve të ngushtë të Macron.
Attal vlerësohet si ekspert i komunikimit me njohuri politike. Në CV-në e tij, përfshihet puna si zëdhënës i La République En Marche në vitin 2018, në lëvizjen pro Macron e njohur tani si Rilindja, puna si zëdhënës i qeverisë nga 2020 deri në 2022, kur bota përballej me Covid 19 dhe Macron kërkonte të rizgjidhej.
Attal bëhet po ashtu kryeministri i parë homoseksual në Francë. Ai u celebrua me kandidatin kryesor të Rilindjes për zgjedhjet evropiane të 2024, Stéphane Séjourné. Megjithatë, dy liderët nuk e kanë konfirmuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre.
Vlerësimi i Attal u rrit ndjeshëm gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas Politico, duke bërë që ai të fitojë pikë edhe para ish-kryeministrit dhe kandidatit presidencial Edouard Philippe. Ky i fundit, u cilësuan si politikani më popullor i Francës, sipas një sondazhi të IPSOS në dhjetor.
Shokët e klasës e kanë votuar për president… Attal ka rënë në sy gjithnjë për njohuritë e tij politike, aq sa në vitin 2012, shokët e klasës e përshkruanin atë si presidentin e ardhshëm të vendit. Më pas, ai ndoqi shkollën private të Parisit l’Ecole Alsacienne me Juan Branco, ish-avokatin e Julian Assange. Në një intervistë televizive më vonë, ai rrëfeu se në shkollë ishte shenjestër e ngacmimeve homofobike dhe Branco ishte “i fiksuar pas tij”, akuzë që avokati e ka mohuar.
Ndërsa kur u emërua ministër i arsimit, Attal u kritikua nga disa kundërshtarë politikë se kishte ndjekur ekskluzivisht shkolla private gjatë fëmijërisë së tij. Punën e nisi duke ndaluar abajat, rrobat e gjata të veshura nga gratë myslimane në shkolla. Si ministër i Arsimit, ai punoi ngushtë me gruan e Emmanuel Macron, Brigitte. Attal dhe ish-mësuesja bashkëpunuan për zhdukjen e bullizmit në shkolla. Zonja e parë franceze mbështeti disa nga propozimet e ministrit të ri, përfshirë propozimin për uniformat e detyrueshme për nxënësit.
Top Channel