Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, ka zhvilluar një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Përmes një postimi në rrjetin Social X, Pasztory ka ndarë detaje nga takimi.
“Takim i shkëlqyer me partnerin tonë afatgjatë KQZ Shqipëri dhe Ilirjan Celibashi. Diskutuam për gjendjen e reformës zgjedhore, veçanërisht amendamentet e nevojshme nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Ofrova mbështetje teknike për zbatimin e legjislacionit të ri lidhur me votimin nga jashtë vendit. Lavdërova KQZ-në për profesionalizmin. Do të ndihmojmë më tej për depolitizimin e administratës zgjedhore. Besimi te partnerët dhe mes partnerëve është çelësi”, shkruan Pasztory.
Excellent meeting 🤝with our long-standing partner @KQZShqiperi @ICelibashi today. Discussed state of play on #ElectoralReform, in particular amendments necessitated by @GjKushtetuese #decisions and the implementation of @osce_odihr #recommendations 🗳️🇦🇱 (1/2) pic.twitter.com/NdcNIp17h4
— Clarisse Pasztory (@OSCEambAL) February 16, 2024
Nga ana tjetër, edhe Celibashi ka reaguar pas takimit. Ai bën me dije se kanë biseduar rreth Reformës Zgjedhore. Ambasadorja ka shprehur mbështetjen e saj për KQZ-në.
“Mikprita sot Kryetaren në Detyrë të OSCE in Albania, Ambasadoren Clarisse Pasztory, me të cilën zhvilluam një bisedë të thelluar mbi çështjet e reformës zgjedhore në Shqipëri. Ambasadorja Pasztory shprehu mbështetjen e saj për KQZ dhe rëndësinë e përshpejtimit të punës së Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për ndryshimet legjislative të Kodit Zgjedhor. Falenderova Ambasadoren Pasztory dhe vlerësova punën e Prezencës së OSBE në Tiranë për ndihmën dhe nxitjen e reformës zgjedhore, sidomos në angazhimin për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, votimin nga jashtë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë”, shkruan Celibashi.
🇦🇱🗳️ Mikprita sot Kryetaren në Detyrë e @OSCEinAlbania, Ambasadoren Clarisse Pasztory (@OSCEambAL) , me të cilën zhvilluam një bisedë të thelluar mbi çështjet e reformës zgjedhore në Shqipëri. Ambasadorja Pasztory shprehu mbështetjen e saj për KQZ dhe rëndësinë e përshpejtimit të… pic.twitter.com/9wkmKw6PHt
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) February 16, 2024