META ka vendosur të përmirësojë Instagram Stories me një ndryshim drastik.
Së shpejti, komentet që do të bëhen në “Story”-n e dikujt, do të jenë publike.
Deri më tani komentet ishin private në formën e një mesazhi që i shkonte autorit të postimit.
Ky ndryshim synon të rrisë ndërveprimin përmes formatit të Stories dhe do të bëhet gradualisht, për të analizuar reagimet e audiencës.
Momentalisht ky ndryshim duket se nuk ka arritur në Shqipëri. Megjithatë, kujdes, tashmë mesazhet që çonit në Story, do të jenë komente publike të lexueshme nga çdokush./vizionplus.tv
Oh hi, now you can leave comments on Stories to show your besties some love 💖 pic.twitter.com/I9du2IdJMk
— Instagram (@instagram) September 3, 2024