Kujdesuni për shëndetin e flokëve tuaj, disa hapa që duhet të ndiqni

2 months ago 27

Në mënyrë që të keni flokë që shkëlqejnë dhe të shëndetshëm, ju duhet të dini si të kujdeseni për flokët tuaj. Mënyra si i pastroni flokët ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin dhe dukjen e flokëve.

Larja e flokëve mund të duket shumë e thjeshtë. Ndoshta preferoni të zgjoheni në mëngjes, dhe menjëherë të bëni një dush. Ndoshta preferoni ta bëni dushin në darkë dhe shpesh herë flini me kokën lagur ose ndoshta keni rutina të tjera jo të shëndetshme për flokët tuaja.

Krihni flokët para se t’i lani

Krehja e flokëve ndihmon procesin e larjes së flokut që në rrënjë. Nuk do të ketë koklavitje dhe nuk do të keni dhimbje nëse i krihni pasi keni aplikuar balsamin.

Lagni flokët përpara se t’i bëni me shampo

Para se të vendosni shampo në flokun tuaj, sigurohuni që ato të jenë të lagura në fillim. Mos e vendosni të gjithë shampon në qendër të kokën, por shpërndaheni në mënyrë të barabartë.

Masazhojeni skalpin e kokës

Pasi ju keni aplikuar shampon në flokë, masazhojini ato për rreth 2 minuta. Kjo gjë ndihmon në qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve tuaja.

Shpëlarja

Shpërlani flokët tuaj gjithnjë me ujë të vakët në të ftohtë, asnjëherë me ujë të nxehtë. Temperatura është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Tharja

Shtrydhini sa më mirë flokët. Peshqiri do të heqë shumicën e ujit nga flokët tuaja sapo keni dalë nga dushi, sepse tharja e flokëve qull me tharëse është shumë e dëmshme.

Krehja

Krihini gjithnjë flokët tuaj me krëhër me dhëmbë të rrallë, pasi dhëmbët e imët të krëhërit ndikojnë në shkuljen dhe rënjën e flokëve.

Read Entire Article