Kujtohet protesta antikomuniste, në 26 mars 1990 në Kavajë u hodhën parrullat “Poshtë diktatura”

6 months ago 16

Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha kanë kujtuar sot protestën e parë anti komuniste në qytetin e Kavajës në 26 marsin e vitit 1990. Figurat kryesore të PD kanë zhvilluar homazhe pranë bustit të ngritur në nderim të protestuesit  Josif Bundo, 21 vjeçari që u vra në korrikun e vitit 1990, ndërkohë që kryebashkiaku i Kavajës Finsik Qosja theksoi se mesazhet e asaj proteste vlejnë edhe sot

“Këto protesta treguan se me guxim mund të ndryshohet kursi i historisë. Qytetarët e Kavajës treguan me shembullin e tyre se çdo individ ka fuqinë të ndryshojë realitetin për të mirën e përbashkët e të mbrojë vlerat e lirisë e demokracisë”, tha Fisnik Qosja, kryebashkiaku i Kavajës.

Në 25 mars e vitit 1990 në stadiumin e Kavajës gjatë ndeshjes Besa-Partizani, qytetarët u ngritën kundër diktaturës komuniste duke thirrur “Poshtë diktatura” e “Liri-demokraci”.

Një ditë më vonë disa qindra qytetarë protestuan para rajonit të policisë. Asokohe regjimi arrestoi dhjetëra të rinj, ndërkohë që një prej protestuesve, 21 vjeçari Josif  Bundo u vra në korrikun e vitit 90.

Kavaja për një kohë të gjatë është parë si bastioni i demokratëve; ajo ka qenë zona elektorale e liderit të opozitës Sali Berisha deri në vitin 2009 kur sistemi zgjedhor ndryshoi. PD e humbi bashkinë e Kavajës në vitin 2011 por në zgjedhjet e 14 majit Kavaja ishte prej 7 bashkive ku demokratët të drejtuar nga Sali Berisha fituan përballë PS./vizionplus.tv

Read Entire Article