Arrestimi i Çyrbes, Soko: Ramës iu thye pasqyra, është plak i keq, hajdut që punon me kriminelë

2 hours ago 19

Gazetari Pano Soko, në studion e “Quo Vadis”, komentoi arrestimin e deputetit të dorëhequr socialist, Jurgis Çyrbja.

Ai theksoi se arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, krijoi “tym” që e zbehu këtë ngjarje.

Lexo edhe :

Related Posts

“Çyrbja është element jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm, pasi për Metën e Berishën kemi gjithë këtë kohë që flasim, pra u bë një vit dje dhe nga dje flasim për Metën. Ajo që ka mbetur në Shqipëri është një realitet i trishtë, ku Edi Rama, me provat e fundit, sidomos me Çyrben që ishte i jashtëzakonshëm ka provuar se të gjithë Durrësin e ka marrë me votat e krimit. Lefter Koka në burg, Çyrbja në burg, të gjithë bashkë 30 mijë vota”, tha ai.

Po ashtu, Soko theksoi se arrestimi i Çyrbes dëshmon se si pushteti i kryeministrit, Edi Rama, është i bazuar te krimi.

“Jurgisi duhej të kishte marrë vëmendje shumë të madhe, sepse kaloi me këtë zhurmën e madhe që u bë me Ilir Metën, normalisht e zbeu se është figurë e madhe politike. Por, nëse duam të zbulojmë se si pushteti i Ramës është ulur këmbëkryq mbi shpatullat e krimit, nëse krimi tundet pak bie”, tha ai./vizionplus.tv

Read Entire Article