Arrestimi i Metës, Kaziaj: U trajtua si kriminel i rangut të lartë, skena la shije të hidhur

2 hours ago 16

Juristi Altin Kaziaj komentoi në studion e “Quo Vadis”, në Vizion Plus, arrestimin e kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kaziaj theksoi se ekzekutimi i vendimit të GJKKO u krye në një formë lincimi.

Lexo edhe :

Related Posts

“Nëpër tavolinat e përgjithshme diskutohej, siç diskutohej edhe Ramën e aktorë të tjerë të politikës. E shoh më shumë procedurë ekstra gjyqësore dhe ligjore pavarësisht një vendimi gjykata caktuar në mungesë për masën e sigurimit të dhënë kundër Metës, vendimi i cili në mënyrë të turpshme është ekzekutuar përmes një lincimi  ndaj një ofiçari që ka mbajtur detyra të larta shtetërore, i pari që ka mbajtur detyra kaq të larta shtetërore”, tha.

Po ashtu, ai shtoi se sa i përket arrestimit, Meta u trajtua si një kriminel i rangut të lartë, gjë e cila sipas tij la një shije mjaft të hidhur.

“Nuk ka pasur një skenar për bërjen e kësaj gjëje në këtë mënyrë që u bë. Mendoj se skenari ka qenë iu mirëfillitë, nga sa shihej nga ato filmimet e bëra amatoreske nga ndonjëqytetarët, nuk e di nëqoftë se ishin të identifikuar policët që kanë bërë ekzekutimin e vendimit dhe i kanë dhënë kopje të ekzekutimit të vendimit. Nuk e di nëse e kanë trajtuar këtë tematikë me të duke e vënë në dijeni që kundrejt tij është marrë një masë sigurimi personale, arrest me burg dhënë në GJKKO, qoftë edhe në ditë pushimi kjo por pak rëndësi ka, sikurse të ishte një kriminel i rangut të lartë”, shtoi ai.

Ai theksoi se kriminelët e rangut të lartë janë arrestuar me “ceremoni”, teksa ish kreu i Shtetit, Ilir Meta, përtej akuzave, sipas tij, nuk duhej të trajtohej në atë formë./vizionplus.tv

Read Entire Article