Zbulohet plantacioni me drogë, në pranga tre persona, dy prej tyre shqiptarë

2 hours ago 24

Tre persona janë arrestuar nga policia e Spanjës.

Ata ishin përgjegjës për një plantacion marijuane me më shumë se 2 mijë bimë në një pronë rurale të vendosur në qytetin Biel të Zaragozës. Sipas medieve të huaja, të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe një peruan.

Operacioni i quajtur “Bielepok” nisi në muajin korrik. Gjatë përpjekjeve të kryera nga agjentët u konstatua se në parcelën në pronësi private dhe të rrethuar, ishte fshehur një plantacion i madh kanabisi. Plantacioni kishte infrastrukturën e nevojshme për të furnizuar bimët me ujë, ku ishin isntaluar sisteme vaditjeje të shpërndara në të gjithë fermën.

Gjatë operacionit, një nga furgonët ka tentuar të ikë me shpejtësi të madhe, duke mos përfillur udhëzimet e agjentëve dhe ka tentuar të godasë mjetin e policisë.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike”. /vizionplus.tv

Read Entire Article