Deklarata e Kryemadhit, gazetari: Tregoi se është portofoli i Metës, ku i çoi 700 mijë eurot e Gimit?

1 hour ago 17

Gazetari Anri Bala i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar deklarata e ditës së sotme të Monika Kryemadhit, e cila tha se ishte ajo që ka bërë të gjitha shpenzimet dhe se bashkëshorti i saj nuk ka nxjerrë “asnjë lek”.

Bala tha se pas kësaj deklarate Kryemadhi tregoi se është portofoli i Ilir Metës, ndërsa me batutë pyeti: “Po paratë e Gimit ku i prishi Monika?”.

Pjesë nga biseda:

Bala: Sot Kryemadhi doli para gazetarëve dhe pranoi botërisht se ishte portofoli i Metës.

Kaziaj: Po është bashkëshortja mo.

Bala: Sot tha Ilir Meta një shishe ujë nuk e di sa vlen. Po si mund të jenë dy subjekte të SPAK-ut ku ke dy subjekte që hetohen dhe portofolin nuk e merr në hetim.

Borakaj: E ka marrë.

Bala: Detyrim paraqitje. Kam bërë një batutë sot, ore lekët e Gimit ku i çoi Monika se Ilir nuk di gjë. Standardet këtu na ndryshojnë sipas interesit apo sipas psikologjisë. Unë e kam seriozisht nëse një person nuk di as paratë e veta, më tha një avokat sot që Ilir Meta është pa shtëpi, po jeton me shpi me qera, s’ka as të ardhura. Ore si ja del ky njeri sot.

Borakaj: Mirë mo ishte dhe avokat dhe nuk e dinte që pas divorcit ndahet pasuria.

Read Entire Article