A lehtësohen pozitat e Ilir Metës pas deklaratave të Kryemadhit? Juristët flasin në “Quo Vadis”

2 hours ago 20

A lehtëson pozitat e Ilir Metës pas deklaratave të Monika Kryemadhit? Kjo ishte pyetja që u shtrua në pjesë e dytë të “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Për juristin Altin Kaziaj fillimisht duhen parë provat e prokurorisë. Sa i përket deklaratave të Kryemadhit, ai tha se kjo nuk është hera e parë që ajo thotë diçka të tillë.

Ndërsa sa i përket verifikimit të masës së sigurisë për Ilir Metën ditën e nesërme, ish-prokurori Besnik Muçi tregoi procedurat që do të ndiqen.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Pas deklaratave të sotme të Kryemadhit, i lehtëson pozitat e Metës dhe a vështiorësohen pozitat e Monika Kryemadhit?

Kaziaj: Zonja Kryemadhi i ka thënë gjithmonë këto gjëra, pasi ajo vjen nga një familje që ka patur të ardhura. Sa i përket pjesës së lehtësimit të pozitave, duhet parë fillimisht se çfarë provash ka prokuroria. Nesër do të jetë verfifikimi i masës. Gjyqtar është i njëjti që dha masën në mungesë.

Borakaj: Cilat janë osionet për nesër?

Kaziaj: 99% e këtij momenti procedurial është një verifikim i thjeshtë.

Muçi: Nesër verifikohen kushte e zbatimit të masës së sigurimit. Bëhet verifikimi i personit, do të shpjegohet arrestimi. A janë respektuar të drejtat e njeriut.

Borakaj: Nëse verifikohet se nuk janë respektuar?

Muçi: Do mbajnë masa ata që respektuan ose jo procedurat.

Read Entire Article