Arrestimet e SPAK, Sako: Kollonat e shtetit po ndryshojnë, është momenti për rivendosje standardesh

2 hours ago 22

Gazetari Pano Sako në emisionin “Quo Vadis” komentoi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe të tjera arrestimeve në radhët e zyrtarëve të lartë.

Ai theksoi se është krijuar idea që është SPAK ai që po riformon politikën në vend, por sipas tij ky institucion thjesht po i jep fund pandëshkueshmërisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Sako theksoi se është momenti që “kollonat” e shtetit dhe vendin tonë të ndryshojnë.

“Është krijuar një perceptim sikur SPAK po pastron politikën, por SPAK s’do ta pastrojë ndonjëherë politikën. SPAK po vendos një standard të ri moral, shtetëror, që është fundi i pandëshkueshmërisë, ky është standardi që do vendosë SPAK dhe që presim nga SPAK. Natyrisht politika shqiptare të kqëinjtë e vetë do t’i nxjerrë jashtë me votë. Ky standard i ri ka vendosur atë që quhet ‘trash hold’ i ndryshimit të gjithë filozofisë politike që është ndërtuar ky vend deri tani. Ka ardhur koha që shoqëria shqiptare të rivendosë kollonat mbi të cilat do të ndërtohet shtetformimi shqiptar”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se është momenti që të vendoset një tjetër standard sa i përket ligjit dhe barazisë para tij, i cili sipas Sakos, derimëtani nuk ka ekzistuar si parim.

“Ligji a do të jetë i barabartë për të gjithë në këtë vend? A do të kemi ca që janë mbi ligjin apo të gjithë do të jenë poshtë ligjit? Ky është një parim që deri më sot nuk ka ekzistuar në Shqipëri, para ligjit s’kemi qenë të barabartë”, shtoi ai./vizionplus.tv

Read Entire Article