Fonseca i pakënaqur nga fitorja: Leao duhet të luajë më shumë për ekipin

2 hours ago 19

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ka folur për Sky pas suksesit 3-1 ndaj Club Brugge në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Champions League.

Tekniku portugez nuk u shpreh i lumtur për lojën e skuadrës së tij duke e cilësuar atë si pa intensitet dhe shumë të ngadaltë. I pyetur mbi zëvendësimin e Leaos Fonseca u shpreh se ai duhet të punojë për të ndihmuar ekipin.

Camarda: “Ai dhe skuadra e kishin merituar këtë moment. Do të ishte një moment shumë i bukur por të konsiderohej goli i rregullt. Një i ri që e meriton të jetë në grup dhe që ka punuar shumë për të qenë këtu. Ai do të shënojë shumë gola në të ardhmja, është vetëm fillimi”.

Ndeshja: “Luajtëm një ndeshje pa intensitet, shumë ngadalë. Jo mirë kundër një ekipi me mbrojtje të ulët. Kur hynë Okafor dhe Chukëueze, ndeshja ndryshoi dhe ata sollën energji. Pas golit të dytë bëmë gjëra shumë të mira”.

Zëvendësimi i Leaos: “Nuk ka asnjë problem specifik me Leaon, asnjë ndëshkim. Më duheshin Okafor dhe Chuku, Rafa gjithashtu duhet ta kuptojë këtë dhe të punojë për të ndihmuar ekipin si të gjithë lojtarët.”

Read Entire Article