Në emisionin “Quo Vadis” po diskutohet emërimi i Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, emri i të cilit pritet të mësohet nesër.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu ka zbuluar edhe emrin e atij që PD pretendon se do të djetë drejtuesi i ri i uniformave blu. Ai tha se bëhet fjalë për drejtorin aktual të Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj.
Lexo edhe :
Related Posts
“Unë besoj që ndonjëri po e mori detyrën aty do veshë fustan. T’ju sjell një shembull të thjeshtë. Në mars të këtij viti erdhi një propozim në parlament për të ndryshuar projektligjin për gardën e Republikës. Para se të miratohej ligji, Bardhi u ngrit dhe tha se këto ndryhime po bëheshin për të emëruar Ermal Onuzin në krye. Në fund të procesit u zgjodh Onuzi. Nga informacionet që ne kemi do të zgjidhet Skënder Hitaj dhe do të denoncohen nga PD arsyet pse u zgjodh”, tha Logu.
Nga ana tjetër, Shemsi Prençi tha se ai që duhet të zgjidhet është Altin Mena dhe nëse politika nuk ndërhyn, ai mund ta drejtojë Policinë e Shtetit.
“Unë mendoj që do të zgjidhet Altin Mena dhe nëse do zgjidhet Altin Mena, duhet të jetë emri që përputrhet me lançimin e ministrit të Brendshëm për të përfshirë brezin e ri. Është një person që i takon brezit të ri, një student i ekselencës. Nëse merr garancinë për të mos i futuri duart politika, mund ta drejtojë policinë”, tha ai.
Ndërkohë Logu tha se procesi duhet të kishte transparencë.
“Minimalisht sot nuk duhet të ishim duke diskutuar kush është, kush s’është. Duhet të kishte një transparencë të këtij komisioni si ka dalë secili nga emrat”, u shpreh ai. /vizionplus.tv