Kuvendi mbyllet në kohë rekord, miratohen ligjet vetëm me votat e socialistëve

7 months ago 23
Reklamë

Brenda 16 minutash është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjte.

Ishte opozita ajo që vijoi aksionin e saj duke bllokuar foltoren, ndërsa deputetët e Bashës nuk pranuar të bënin interpelancë me Elisa Spiropalin, që ishte deleguar nga Edi Rama. Ata kërkuan interpelancë, për të pyetur kryeministrin për akuzat e ish.numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj.

Pas situatës së krijuar, kryeparlamentarja Lindita Nikolla hapi procedurën e votimit, duke kaluar ligjet që ishin parashikuar në rend dite.

Në seancën e kësaj të enjteje, ndryshe nga herët e tjera, ishin të pranishëm deputetët e Partisë së Lirisë dhe Lilzim Basha me deputetët e tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article