“Laver mos e bëj këtë”, dyshonte se gruaja e tradhtonte, shqiptari në Gjermani qëllon me 4 plumba bashkatdhetarin

2 months ago 45

Një shqiptar, i identifikuar si Laver.C ka plagosur një 48-vjeçar, pasi dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij 53-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Hildesheim, Gjermani, sipas Bild.

67-vjeçari akuzohet për “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe lëndim të rëndë trupor” dhe të martën u dënua me 11 vite burg.

Për muaj të tërë, 67-vjeçari shqiptar dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Për këtë arsye ai e monitoroi vazhdimisht nga puna për në shtëpi.

Sefat B. majtas me avokatin e tij Steffen Hörning në gjykatën rajonale të Hildesheimit

Ai dyshonte se bashkëshortja kishte lidhje me një tjetër shqiptar, i identifikuar si Sefat.B, 48 vjeç. Edhe pse nuk gjeti prova për të mbështetur dyshimet e tij, Laver.C mori pistoletën dhe qëlloi bashkatdhetarin e tij.

Sipas Bild, 67-vjeçari pristi derisa Sefati të kthehej nga puna.

Në momentin që doli nga makina ai nxorri armën dhe e qëlloi.

“Laver mos e bëj këtë”, ishin fjalët e Sefatit. Megjithatë 67-vjeçari e qëlloi katër herë. Një plumb kapi parakrahun, tjetri në shpinë dhe plumbi i tretë në syrin e majtë. Ndërsa plumbi i katërt nuk e kapi. Fatmirësisht lëndimet nuk ishin serioze.

Pak kohë pas ngjarjes, ai u arrestua dhe ditën e djeshme u dënua me 11 vite burg./vizionplus.tv

Read Entire Article