Lejuan ndërtimet pa leje në Patok, Gjykata e Lezhës lë në burg drejtorin e IVMT, merret vendimi edhe për inspektorët

4 months ago 22
Reklamë

Drejtori i IVMT në bashkinë e Kurbinit, Jetmir Mzhika dhe ish-drejtori i IKMT-së në Lezhë, Flori Gjini janë njohur këtë të mërkurë me  rivlerësimin e masës së sigurisë të dhëne në mungese ndaj tyre.

Prokurori Sabri Kastrati i qëndroi kërkesës “arrest me burg”.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjykata pranoi kërkesën dhe la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e IVMT Jetmir Mzhika dhe “arrest shtëpie” për ish-drejtorin e IKMT Lezhe Flori Gjini.

Në Gjykatë ditën e sotme u paraqitën edhe tre inspektorët e IVMT-të të pezulluar nga detyra.

Ata kërkuan rikthimin në punë, kërkesë e cila nuk u pranua dhe u la në fuqi pezullimi.

Ndaj tyre rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës” pasi kanë lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në Patok./vizionplus.tv

Read Entire Article