Liderët evropianë mblidhen në Londër, i pranishëm edhe kryeministri Rama! Zbardhet agjenda

3 months ago 23

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer do të mirëpresë udhëheqësit evropianë në Pallatin Blenheim në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Mësohet se të pranishëm do të jenë 45 lidërë kombëtarë, mes tyre edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Siç raporton Reuters, Starmer gjatë mbledhjes do të theksojë se Mbretëria e Bashkuar ka në plan të “marrë një rol më aktiv dhe më të madh në skenën botërore”, veçanërisht duke ndihmuar Ukrainën të luftojë pushtimin rus dhe do të punojë për të goditur bandat e kontrabandës së njerëzve.

“Ne nuk mund të lejojmë që sfidat e së kaluarës të përcaktojnë marrëdhëniet tona të së ardhmes,” tha Starmer.

“Kjo është arsyeja pse siguria evropiane do të jetë prioritet i kësaj qeverie, dhe pse unë jam i fokusuar në shfrytëzimin e këtij momenti për të rinovuar marrëdhëniet tona me Evropën.”

Agjenda për sot

8.00: Mbërritjet e liderëve

10.00: Sesioni i hapjes

11.30: Foto familjare

12.00: Tryeza tematike

13:00: Mundësi për takime dypalëshe/shumëpalëshe dhe drekë

14.45: Mbyllja e seancës së diskutimeve

15:45: Pritje me Madhërinë e Tij Mbretin Charles III

16:45: Takime dhe nisje dypalëshe/shumëpalëshe./vizionplus.tv

Read Entire Article