“Ligji i luftës, absurd juridik”, Idrizi: Greqia e hoqi me Italinë, por jo me Shqipërinë

1 month ago 22
Reklamë

Kryetari i Partisë Drejtësi Për Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka sjellë ditën e sotme në Kuvend projekt-deklartatën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.

Sipas tij ligji i luftës që Greqia ka vënë me Shqipërinë në 28 tetor të vitit 1940 është një absurd i madh.

Siaps tij në atë periudhë Greqia i shpalli luftë Italisë dhe gjithë tokave që ishin në protektoriatin italin siç ishte dhe Shqipëria, por nëse në 1947-ën u hoq ligji i luftës me Italinë, Greqia nuk bëri asgjë për Shqipërinë.

Ne mbajmë parasysh se Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të NATO-s dhe punojmë për sigurinë e përbashkët. Kemi mbajtur parasysh se mes Shqipërisë dhe Greqisë është nënshkruar traktati i miqësisë dhe sigurisë. Por, pavarësisht bashkëpunimeve, ligji i luftës mbetet në fuqi dhe prodhon pasoja negative. Mbretëria e Greqisë shpalli ligjin e luftës më 1940, pasuar me ligje të tjera. Në ligj thuhet se shtet armik ishte Italia dhe vendet e tjera që ishin nën pushtimin italian. Me Italinë çështja u zgjidh përfundimisht me Traktatin e Paqes në Paris. Edhe me Gjermaninë, Greqia e zgjidhi çështjen. Ligji i luftës me Greqinë është një absurd juridik. Pezull ka mbetur vetëm ligji i luftës me Shqipërinë. Greqia mban edhe sekuestro për pronat e nga ana tjetër traktat miqësie”, tha Idrizi.

Read Entire Article