Lista e 12 drejtorëve të policisë, shpallen pikët e kandidatëve fitues, të vjetrit renditen poshtë vijës fituese

2 days ago 22

Është publikuar lista me vlerësimet për 38 kandidatët të cilët një ditë më parë u intervistuan për pozicionin e drejtorit vendor të policisë.

Këtë të dielë në listë janë rënditur edhe pikët që secili konkurent ka arritur që të marrë në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, trajnimeve, por edhe intervistimin që ata dhanë përpara Komisionit të përberë prej 3 anëtarësh.

12 emrat e parë besohet se do të jenë edhe krerët e rinj të policive vendore në 12 qarqe. Tashmë pritet që kreu i uniformave blu, Ilir Proda të firmosë urdhërin për emërimin e tyre si dhe qarkun ku ata do të shërbejnë.

Në krye të listës është Vilson Bala, aktualisht drejtor i Operacionales pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Burime konfirmojnë se Bala do të jete kreu i ri i policisë së Tiranës duke zëvëndësuar Tonin Vocajn. Bala ka arritur që të marrë 91 pikë në total.

Prej disa kohësh ai është në krye të forcave operacionale, ku ka zhvilluar disa operacione të rëndësishme në bashkëpunim me SPAK dhe ndërkombëtarët ku janë goditur grupe kriminale, apo janë shkatërruar rrjete të trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë dhe në Europë.

I dyti në këtë listë është Elidon Çela me 87.3 pikë. Ai aktualisht është i emëruar në Drejtorinë e Strandarteve. Më heret Çela ka shërbyer edhe si drejtor i AMP në Tiranë, por edhe në pozicione të tjera brenda policisë së shtetit.

I treti renditet Elton Alushi i vlerësuar me 85.3 pikë i cili aktualisht është zv/drejtor në Vlorë. Lista vijon me drejtorin e Menaxhimin dhe të Koordinimit Fatmir Lleshajn, Fatmir Hoxhën i cili është i emëruar në Akademinë e Sigurisë.

Në tjetër emër i cili pritet të drejtojë një qark është Luigj Vathi. Ky i fundit është zv/drejtor në Tiranë ku prej shumë vitesh ka qënë në forcat RENEA.

Ajo që bie në sy është rënditja poshtë 12 vendeve të para të Tonin Vocaj, drejtori i policisë së Tiranës i cili është listuar i 14-ti. Poshtë vijës fituese janë edhe drjetues të tjetrë si ai i Korçës Gjovalin Loka, ai i Durrësit Skender Hitaj, Ermal Muça, Lorenc Panganika etj.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e Ardian Çipës, aktualisht drejtor i policisë së Gjirokastrës i cili është tërhequr nga gara për arsye që ende nuk dihej. Konkurrentët kanë të drejtën e ankimit brenda 2 ditësh ndërsa në ditët në vijim pritet emërimi i 12 drejtorëve vendorë të policisë.

Read Entire Article